Deputetët e shajnë “hajn!”, e Kryeministri jau kthen me “majmun”!

MILO, HAJN! MILO, HAJN! MILO HAJN!

Me këtë kangë e pritën deputetët e opozitës së Frontit Demokratik, Kryeministrin Milo Djukanovic në seancën e sotme të parlamentit të Malit të Zi, ku pritej votëbesimi i qeverisë.

E Djukanovic iu përgjigj: JU LUMTË, BUDALLEJ!

Por kori i Frontit Demokratik vazhdoi me ia pamundësue fjalën Kryeministrit, prandaj kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapić, mbas shumë lutjeve për qetësi, urdhnoi ndërpremjen e seancës, si dhe të kamerave të Kuvendit.

Mirëpo, nënkryetari i parlamentit nga radhët e Lëvizjes për Ndryshim (PDP), Prof. Dr. Branko Radulović, e ashpërsoi gjuhën ndaj Djukanovic’it.

Ai u sul drejt Kryeministrit, por Djukanovic i tha: “Ec, hajde n’ta mbajtë!”, ndërsa Radulović e shau “Idiot!”.

Ndërkaq, edhe nji tjetër deputet i opozitës¸ Janko Vucinic iu drejtue me fjalë fyese Kryeministrit, e u desh ndërhymja e deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve e atyne të Frontit Demokratik, që me parandalue përplasjen fizike mes Djukanovic dhe nënkryetarit të Kuvendit.

Madje deputetët e opozitës sulmuen edhe kryetarin e Kuvendit, i cili përpiqej me qetësue situatën.

Me kaq, seanca u mbyll, derisa Kryeministri doli nga Kuvendi, ndërsa deptuetët ia mësyen kafeneve.