Deputetët tashma janë në ‘pazar’

Koalicionit PAN i duhet me i marrë disa deputetë nga partitë tjera për me formue Qeverinë e re bashkë me minoritetet.

Analistët vlerësojnë se mbas certifikimit të rezultateve nga KQZ, partitë do t’i nisin pazaret për blemjen e deputetëve tue u ba oferta marramendëse, siç ka ndodh në të kaluemen.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma (PAN) ka me pasë mjaft të vështirë me krijue Qeverinë e re, për shkak të numrave të kufizuem që ka.

Ky koalicion në zgjedhjet e 11 Qershorit ka fitue vetëm 39 deputetë, numër ky i pamjaftueshëm për me formue Qeverinë edhe nëse i merr në koalicion të gjithë 20 deputetët minoritarë.

Edhe “Vetëvendosje”, si subjekti i dytë me ma së shumti vota, nuk ka me mujt me krijue e vetme Qeverinë edhe nëse i jepet mandati, shkruen Zëri.