Deputeti çeçen vrahet me pushkë automatike derisa po shkonte me kerr n’punë, kamerat e sigurisë xhirojnë momentin (video, kujdes pamjet)

Kamerat e sigurisë të instalueme mbrenda kerrit, kanë xhirue momentin kur deputeti i Çeçenisë qëllohet për vdekje derisa po shkonte me kerr n’punë.

Magomed Askhabov nga Republika e Çeçenisë, përplaset me kerr në shtyllën elektrike në momentin kur qëllohet me pushkë automatike nga persona të panjoftun, të cilët po e ndiqnin me kerr, transmeton Telegrafi.

Por, kamerat e instalueme mbrenda kerrit të tij, Toyotas Camry, kanë xhirue momentin kur nji kerr tjetër i afrohet në anën e majtë, dhe derisa Askhabov po lëvizte me shpejtësi të madhe egzekutohet me pushkë automatike, xhami i përparmë i kerrit mbulohet me gjakun e tij.