Der Spiegel: Aktakuzat e Tribunalit Special ngriten shpejt – Ky politikan kosovar ndër të akuzuemit

“Si komandant gjatë luftës, nofka e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ishte ‘Gjarpni’, sepse ai nuk linte gjurmë. Por, që disa vjet, gjurmët e mundshme të tij po i kërkojnë prokurorët e krimeve”.

Kështu shkruen revista gjermane, Der Spiegel, në fillimin e pjesës për Kosovën të nji artikulli që i ka kushtue Ballkanit.

“Në vitet ’90, Thaçi ishte nji prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa prej vitit 2016 ai asht president i Kosovës. Dhe, tash, derisa ka privilegjin që me ja dhanë ish-bashkëluftëtarit të tij, Ramush Haradinaj, detyrën për formimin e nji qeverie, ai përballet me akuza të mundshme për krime lufte nga nji tribunal special në Hagë”, shkren Der Spiegel, transmeton Gazeta Express.

“Presidenti i Kosovës asht i vendosun të demonstrojë se Thaçi i sotëm s’ka asgja të përbashkët me njeriun që, siç vlerësonte nji raport i inteligjencës gjermane, kontrollon “nji rrjet kriminal që vepron në tanë Kosovën”, thuhet në shkrimin e revistës gjermane.

“Për shumë njerëz, ai asht hero, për të tjerët, kriminel lufte i mundshëm – si e sheh ai këtë polarizim rreth tij? Thaçi pauzon kur pyetet për këtë në zyrën e tij. Mandej, thotë: E para, unë kam qenë komandant suprem politik, jo komandant ushtarak. E dyta, asnji tribunal special në botë nuk mundet me rishkrue historinë. Na nuk kemi asgja për me mshef”, shkruen Der Spiegel