Dërguti: S’e bojkotojmë Kuvendin si AAK e Nisma. Jemi aty kur asht nevoja

aidaa

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka tregu se kjo levizje nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.

Ajo ka thanë se bojkoti i punës së Kuvendit nga VV nuk do të jetë sikurse i AAK’s dhe Nismës.

Dërguti në nji intervistë për ‘Epokën e re’, ka ba me dije se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit vetëm kur e sheh të nevojshme praninë e saj për të pengu ndonji vendim të damshëm për interesat e qytetarëve.

Ajo ka thanë se nga pozita nuk do të pranojnë kurrfarë oferte për dialog.