Derisa na po ‘kallemi’ prej nxehti, n’Itali po bjen borë!

Temperaturat e nalta kanë përfshi pjesë të ndryshme të Europës, megjithatë diku ka nisë edhe bora.
Doket e çuditshme, por nata mes 13 dhe 14 Korrikut ka qenë e vështirë për banorët e komunës së Livigno’s në Lombardia (Itali).

Reshjet e borës kanë shkaktue edhe probleme në qarkullimin e automjeteve.

Livigno asht nji komunë të veri të Italisë dhe ndodhet në naltësi prej 1800 metër mbi nivelin e detit. Ajo ndodhet në kufinin italo-zvicran, në zonën e Alpeve.