Deshmia e panjohun: Qe kush e vrau Isa Boletinin!

Kush e ka vrarë heroin tonë të madh, Isa Boletini?

Kjo asht pyetja që ngre gazetari i njohun, Besnik Dizdari, në nji shkrim te gazeta Panorama.

Simbas tij, përgjigjia mund të gjendet në librin “Tokë pa drejtësi” të malazezit Milovan Gilas.

“Me dukej e çuditshme që familja e Milovan Gilas’it të ishte perfshi në ranien e Isa Boletinit.

Drejt me thanë, nuk e besoja fort. Ndërkaq, ka vite që ndjek figurën tanësore të Milovan Gilas’it. Kjo, sepse figura e tij, perveçse e lidhun me gazetarinë e historinë, asht e shumanshme ngado që ta marrësh.

Komunist qysh në vitet ’20, bashkërithemelues i Partisë Komuniste të Jugosllavisë, partizan i orëve të para, pjesë e katërshes së famshme byroiste Tito-Kardel-Gilas-Rankovic, zavendëskryeministër i Jugosllavisë komuniste, shkrimtar, gazetar, botues i Borbës, bashkëpunëtor krejt i afërt i Titos.

E mandej? Mandej disident, kundërkonformist ndaj partisë së tij, autor i librave dhe shkrimeve që vetvetiu rrxojnë shoqninë komuniste, qoftë edhe atë jugosllave, e kesisoj i shndrruem në kundërtitist”, shkruen Dizdari.

Simbas tij, në libër thuhet se baba i Milas’it, Nikola, asht ushtaraku që udhëhoqi akcionin për vrasjen e Boletinit.

“Gilas’i nuk e pranon se baba i tij ka vra Boletinin.

Por Gilas pranon se baba i tij e ka ngrit pushkën për të qellue Boletinin.

Pa pasë kohë megjithatë ta shkrepë, sepse plumbi i nji ushtari të Nikola Gilas’it kryen punë ma shpejt”.

Por përse?

“Heroi i shquem shqiptar, Isoja i Boletinëve, zgjodhi pikërisht këtë çast të rrenimit të përgjithshëm, të deshpërimit dhe kaosit, për të sulmu Podgoricën”, shkruen Milas në librin e tij.

Por Dizdari thotë se kjo asht nji gënjeshtër, mbasi Tafil Boletini thotë se kjo ishte nji propagandë që ishte përhap nga qeveria se gjoja shqiptrët, të shtymë nga Austria, do djegin Podgoricën.

Dizdari germon edhe për fatin e Nikola Milas’it.

Simbas disa të dhanave, ai u vra në Kosovë në vitin 1914, natën, ndërsa po përzinin serbët dhe malazezët.

Vetë Milovani nuk e pranon këtë në libër.

Ai thotë se baba i tij asht vra ditën nga disa fashistë.