Deshtimi i koalicionit LDK-VV favorizon ‘Krahun e Luftës’

Koalicioni i “Krahut të Luftës”, i përbamë nga PDK, AAK dhe “Nisma”, po shihet si fitues i zgjedhjeve të 11 Qershorit.
Për këtë analistët kosovarë ma së shumti “merita” po ju atribuojnë LDK’s dhe Vetëvendosjes, të cilat nuk arritën me nënshkrue nji marrëveshje bashkëpunimi.

Dështimi për me gjetë nji gjuhë të përbashkët në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe lëvizjes “Vetëvendosje” për nji marrëveshje bashkëpunimi para zgjedhjeve të 11 Qershorit i ka lanë namin e favoritit koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Koalicioni i “Krahut të Luftës” nga analistët kosovarë, të paktën në letër, po shihet si fitues i zgjedhjeve të 11 Qershorit.

Megjithatë, simbas tyne, gara nuk do të jetë e pasfidueme.

E ndonëse ka mbet edhe nji ditë e plotë deri te dorëzimi i listave për deputetë, ata vlerësojnë se në raportin mes LDK’s e Vetëvendosjes nuk mund të pritet me ndodhë ndonji ndryshim sa i përket kësaj çështje, shkruen gazeta Zëri.