Detaje tjera për vrasjen dhe të pamen për Lavdrim Muhaxherin (video)

Emisioni i radhës, “Drejtësia në Kosovë”, transmetoi hulumtimin që dëshmoi se si kanë dështue institucionet e vendit m’i trajtue rastet e personave që kanë qenë të përfshimë në çfarëdo forme në konfliktet në Siri dhe Irak përkrah gupeve terroriste.

“Drejtësia në Kosovë” solli edhe pjesë nga hulumtimi rreth vrasjes së liderit të vetshpallun, terroristit Lavdrim Muhaxheri, i cili asht vra në Siri dhe nderimet që i janë ba atij nga të afërmit në qytetin e Kaçanikut.

Qytetarë të shumtë, përfshi edhe liderët e Bashkësisë Islame të Kaçanikut shkuen për ngushëllime te të afërmit e liderit terrorist të vramë në Siri.