Deti Arktik arrinë shifrat ma t’ulëta të akullit

detii

Rritja e akullit në Detin Arktik këtë dimër ka arritë në nivelet ma t’ulëta të regjistrueme ndonjiherë, për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ngrohta, kanë thanë shkencëtarët amerikanë.

Qendra Kombëtare për të Dhanat e Borës dhe Akullit thotë se akulli ka mbulu maksimumin e 14.52 milionë kilometra katrorë t’Oqeanit Arktik në vitin 2016.

Kjo asht rreth 3000 kilometra katrorë ma pak sesa të dhanat e regjistrueme në vitin 2015.

Ishte aq ngrohtë, sa Deti Barent, i cili ndodhet ndërmjet Rusisë dhe shtetit amerikan të Alaskës, ishte pothuejse pa akull gjatë gjithë dimnit, gja që konsiderohet si e pazakontë.

Regjistrimet bahen që nga viti 1979, në kohën kur satelitët filluen matjen e akullit në dete.

Shkencëtarët thonë se temperatura e ajrit mbi Oqeanin Arktik për muejt e Dhetorit, Kallnorit dhe Frorit, ishte 2 deri në 6 gradë Celsius mbi mesataren, në gjithë rajonet e Arktikut.