Dida: Kosova po bahet aktor ndërkombëtar

auto_dida1479136423

Marrëveshja për kodin telefonik mes Republikës së Kosovës dhe Republikes se Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, vlerësohet nalt nga eksperti i Telekomunikacionit, Agron Dida.

Ish-drejtori i PTK, tha se ka shumë arsye pse duhet të quhet marrëveshje e suksesshme.

“Së pari me randësi asht që Kosova me këtë po bahet aktor ndërkombëtar. Tash do të bahet edhe anëtare e ITU, Rregullatorit Botnor të Telekomunikimeve, e ka kodin e vet, e ka identitetin e vet. Tash edhe nuk do të ketë asnji pengesë që këto sisteme të mëdhaja, Google, Facebook, e tjerë, ta njohin Kosovën, sepse asht heq pengesa e fundit, e që kjo asht tepër me randësi për Kosovën”, tha Dida.

Dida pranon se kjo marrëveshje ka kosto, por përfitimet janë ma të mëdhaja se humbjet. “Do të formohet operatori i GSM në Kosovë, por po them, përfitimet do të jenë dukshem ma të mëdhaja, pos asaj operatori këtu do të veprojë në pajtim me rregullat e shtetit të Kosovës, e do t’i përgjigjet ATK”, tha ai.