Dikic: Kosova asht e pamvarun, s’duhet me u ba ‘Gaza serbe’ (video)

Shkrimtari serb dr. Aleksandar Dikic, mysafiri i emisionit “Tryeza shpirtnore” në televizionin serb HelmCast, ka deklarue se Kosova asht e pamvarun dhe se nuk duhet ajo me u shendrrue në Gazën serbe.

Tue u deklarue mbi dialogun e mbrendshëm për Kosovën të cilin kohë ma parë e ka fillue kryetari i Serbisë Vucic, Dikic ka theksue se tema e atij dialogu asht marrëdhania e ardhshme e dy shteteve.

“Asnji ligj i votuem në Beograd nuk vlen në Kosovë. Kosova asht e pamvarun. Kur them e pamvarun, mue nuk më intereson preambula e Kushtetutës serbe, ajo asht vetëm nji fjalë në letër. Mue më intereson nëse ligji i cili asht votue në Beograd zbatohet në Gjakovë, Ferizaj dhe Deçan, atëherë kam me dijtë se po jetojmë në shtetin e njajtë. Nëse kjo nuk asht realitet, nëse asnji dinar prej atje nuk hyn në buxhet të Serbisë, atëherë na nuk jemi shtet i njajtë. Nëse asnji institucion “krahinor” nuk koordinon me pushtetin qendror në Beograd, nuk jemi shteti i njajtë. Pra, Kosova asht e pamvarun nga Serbia. Për fat të keq”.

“A mundemi me luftue për ndrrimin e atij statusi, asht çashtje e hapun. Mundemi me luftue. Por, duhemi me u ba të vetëdijshëm për pasojat”, ka thanë Dikic.

Nuk mundemi me shendrrue Kosovën në Gazën serbe e as në kamp të përqendrimit me tela me therra. Nëse nuk kemi popull atje, nuk kemi as shtet”, ka përfundue Dikic intervistën e vet në HelmCast.