Diktatori Kim Jongu-popullit t’uritun: Hani mish qeni, ka shumë kalori!

Diktatori koreano-verior ka sugjerue për popullin e tij ushqimin e qenit, mbasi simbas tij asht nji ushqim me shumë kalori.

Kjo asht deklarata e fundit e diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jongu, ndaj nji populli shumë të varfën që s’ka për me hangër.

Përveç faktit që mishi i qenit ka ma shumë vitamina se mishi i pulës, vicit, derrit apo rosës, diktatori sugjeron që qentë me u vra me shkopij, mbasi kështu mishi i tyne ka me qenë ma i shijshëm.

Dhe për të bindun koreano-veriorët që me hangër mish qeni, Kim Jongu ka nisë nji bombardim të vërtetë mediatik.

Siç raporton Korea Times, kanali në You Tube i propagandës koreano-veriore , DPRK Today thotë se mishi i qenit asht shumë i mirë për stomakun dhe zorrët.

Çdo gja për me bindë nji popull të uritun.

Menjiherë mbas kësaj fushate, aktivistët e të drejtave të kafshëve kanë dalë në protesta, por Kim Jong vazhdon i pa lëkundun me propozimin e tij.