Dilemat për mandatarin e Qeverisë

Mbas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 Qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Presidenti Hashim Thaçi duhet me i dhanë mundësinë e formimit të Qeverisë koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma), mbasi që kanë fitue ma së shumti vota në zgjedhje.

Por, nëse ky koalicion nuk arrinë me i sigurue së paku 61 numra në Kuvend, atëherë kreu i shtetit duhet me i dhanë mundësinë e formimit të Qeverisë partisë së dytë, e cila ka me arritë me dëshmue me nënshkrime se i ka numrat e nevojshëm në legjislativ.

Kështu kanë vlerësue ekspertët kushtetues, tue tentue me i qartësue dilemat rreth formimit të institucioneve të reja qendrore.

Mazllum Baraliu, ekspert kushtetues, thotë për Zërin se Kushtetuta e Republikës së Kosovës e shpjegon qartazi mënyrën e krijimit të Qeverisë.