Disa fakte të çuditshme që nuk i keni ditë ma parë

Qentë munden me dallue trishtimin te njerëzit dhe shpesh përpiqen me ju rikthye humorin tue u përkëdhelë.

Nji kanaçe me pije të gazueme ka 41 gramë sheqer, nji sasi e barabartë me 7 lugë çaji.

Kulla Eiffel fillimisht ishte planifikue me u vendosë në Barcelona, Spanjë, por projekti u refuzue.

Kur nji njeri vdes, truni i tij vazhdon aktivitetin edhe 7 minuta mandej. Zakonisht kjo asht koha që truni e përdor për me i rikthye mbas kujtimet.

Steve Jobs nuk ka shkrue kurrë nji rresht të vetëm kodi programimi.

Nëse kërkoni në internet gjatë kohës që mbani “Facebook” hapun, rrjeti social gjurmon dhe regjistron pothuejse çdo gja që ju bani.

Dokumentet që Mari Kyri ka përdorë për me i shkrue të dhanat gjatë eksperimenteve të saj, janë radioaktive edhe sot. Për me pasë akses në to, duhet firmosë nji dokument, i cili vërteton se jeni njoftë me këtë fakt dhe me mbajtë nji veshje mbrojtëse.

Kandilat e detit janë 98% ujë. Nëse i le në diell, ata avullojnë.