Dita Botnore e Librit në Kosovë injorohet nga institucionet

Dita Botnore e Librit në Kosovë,fFëmitë ishin ata që iu gëzuen ma s’shumti kësaj dite.

Ishte organizata ARTPOLIS ajo që organizoi për me shënue të Ditën Botnore të Librit në Prishtinë.

Qëllimi i kësaj dite asht promovimi i librit dhe edukimi i fëmive, të rive dhe shoqnisë në përgjithësi nëpërmjet aktiviteteve edukative, të cilat mbahen përgjatë dy ditëve – 22 dhe 23 Prill.

Por nga ana tjetër librashitësit ankohen se nuk ka libra dhe lexues të bollshëm.

Gjatë kësaj dite, biblioteka komunale Hivzi Sylejmani ka me ba regjistrimin e të rijve pa pagesë.

Dita Botnore e Librit mbështet nga: Bashkimi Europian në Kosovë, Culture for All, Departamentet lokale për Shërbime Publike, Arsim dhe Kulturë në Komunën e Prishtinës si dhe Universiteti i Prishtinës.

Por asnjanji nga këta përfaqesues nuk ishte i pranishem në këtë ditë.