Dita kur bota ndryshoi: Britania largohet nga BE, eci edhe Cameron!

Bota nuk do jetë ma njisoj.

Të paktën kështu pretendon e përditshmja konservatore, Daily Mail, teksa i referohet rezultateve të referendumit britanik për daljen nga BE.

Rreth 52 përqind e votuesve janë shpreh në favor të largimit nga Bashkimi Europian, ndërkohë që 48 përqind kanë votue për qendrimin n’union.

Vota asht cilësue nji tërmet politik, mbasi druhet se do ketë efekt domino në vendet e tjera.

Skocia, Londra dhe qytetet e mëdha votuen për me qëndrue në BE, por ishin pjesët e tjera të vendit, kryesisht në Angli dhe Uells, që i vendosën vulën vendimit.

Vota ka shkaktue nji tërmet në tregjet financiare.

Paundi britanik ka ra në nivelet ma t’ulëta historike, teksa pritet që agjencitë e vlerësimit të rrezikut të ulin vlerësimin e kreditimit për Britaninë.

Daily Mail raporton se ky asht fundi politik i kryeministrit David Cameron.

Dhe në fakt në konferencën për shtyp, kryeministri britanik deklaroi dorëheqjen.

Interesant asht fakti se të rijtë kanë votue ma shumë për qëndrimin në BE.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Task, tha se BE ka me u ba ma e fortë.

“Ajo që nuk të vret, të ban ma të fortë,” tha ai, teksa po shtohen thirrjet për referendume edhe në vende të tjera të BE’s.

 

2-londra

 

3-londra

 

4-londra

 

5-londraa

 

6-londraa

 

7-londra

 

8-londra

 

9-londra

 

10-londraa