Çka kerkon djali i Agim Ramadanit prej klasës politike!

agimramadanii

Sot në Prishtinë asht mbajt nji akademi përkujtimore për nder të 17-vjetorit të ranies së heroit Agim Ramadani.

Ai ra më 11 Prill të vitit 1999 në betejën e njohun të Koshares.

Me këtë rast ministri i FSK’s, Haki Demolli tha se të ranët në këtë betejë në krye me komandantin Agim Ramadani nuk do të harrohen kurrë.

Djali i heroit Agim Ramadani, Edon Ramadani citoi nji amanet të babes se tij:

“Kur pushkët bashkohen kanë fuqi ma të madhe”. Me këtë fjalë i biri i Agim Ramadanit apeloi tek klasa politike për bashkim.

Në akademi e cila asht organizu nën patronatin e kryeministrit Isa Musta janë recitu edhe poezi të shkrueme nga heroi Agim Ramadani.

Agim Ramadani ka qenë njani ndër oficerët ma të njohun të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqës i operacionit “Shigjeta”.

Mbas ramjes Brigada 138 mori emnin “Agim Ramadani”.

 

djaliagimii