Djali i Bin Laden: Kam me u hakmarrë për babën

I biri i Osama Bin Laden’it ka kërcënue se ka me u hakmarrë ndaj SHBA për vrasjen e babës së tij, simbas nji mesazhi zanor të postuem online.

Hamza Bin Laden premtoi se ka me vazhdue luftën e grupit militant kundër SHBA’ve dhe aleatëve të saj në fjalinin e tij 21-minutësh me titull “Na jemi të gjithë Osama” simbas Site Intelligence Group.

“Na kemi me vazhue me ju goditë juvr dhe me ju vnue në shënjestër në vendin tuej dhe jashtë tij si përgjigje për shtypjen ndaj popullit të Palestinës, Afganistanit, Sirisë, Irakut, Jemenit, Somalisë dhe pjesës tjetër të tokave myslimane që nuk i kanë mbijetud shtypjes tuej,” tha Hamza.

“Sa pë hakmarrjen nga kombi islamik për Sheikun Osama që Allahu  e mëshiroftë, nuk asht hakmarrje për Osama’n si person, por asht hakmarrje për ata që mbrojtën Islamin.”