Djuric vjen në Kosovë për ‘Vidovdan’

Drejtori i të ashtuquejtunes Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, sot ka me qenë në Kosovë për festën e Vidovdanit.

Ai ka me marrë pjesë në ceremoninë për këtë festë me fillim në orën 9 në Manastirin e Graçanicës. Po në këtë manastir, Djuric ka me u nderue edhe me nji medalje në orën 11:00, shkruen Radio Kim.

Mandej, Djuric ka me vizitue edhe Gazimestanin.