DnV: Deri n’orën 12:00 kanë votue 13 për qind e qytetarëve

Ismet Kryeziu nga DnV, organizatë që monitoron zgjedhjet e sotme, ka thanë se dalja e votuesve ka nis të rritet mbas orës 11:00.

Ai ka thanë se deri n’orën 12:00 ka pas nji ngritje të pjesëmarrjes në zgjedhje, tue çue kështu shifrën e përgjithshme në 13%.

Kryeziu tha se janë raportue edhe parregullsi.

“59 raste tentim për votim të dyfishtë – prin Gjilani me 14, Peja, Skenderaj e Peja”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thanë se janë evidentue 4925 të votimit familjar, ndërsa në këtë rast prin Dragashi me 160 raste, 24 në Deçan e 32 në Mamushë.

Fotografimi i votës – 131 raste – ma shumë në Fushë Kosovë, Obiliq, Mamushë e Istog.

Publikimi i votës – 41 raste – Leposaviq, Klinë, Malishevë.

Vështirësi në lista – 1216 raste.