Doket e pabesueshme, por SHBA ka ba nji marrëveshje me Iranin

Korporata amerikane e aviacionit “Boeing”, ka arritë nji marrëveshje me Iranin për me i shitë atij 100 aeroplanë për pasagjerë, njofton autoriteti iranian për aviacionin. Kontrata asht njana prej tre marrëveshjeve të arrituna mes Iranit dhe prodhuesve perendimorë të aeroplanëve për 200 avionë, që kur Washington hoqi sanksionet ekonomike ndaj Teheranit në muejin Kallnor.

Aviacioni civil iranian ka me i zavendësue 230 nga 250 avionët që ka ai vend, simbas zyrtarëve iranianë. Pjesa dërrmuese e flotës së aviacionit civil të Iranit asht në gjendje të keqe dhe ka nevojë me u zavëndësue. Kompania “Boeing” asht ende në pritje të autorizimit përfundimtar nga Departamenti amerikan i Thesarit, thonë zyrtarët iranianë. Kontrata për aeroplanët e kompanisë “Boeing” kap shumën e 17 miliardë dollarëve dhe nëse realizohet, kishte me qenë hera e parë që Irani blen avionë “Boeing” që nga periudha e Revolucionit Islamik i vitit 1979.

Në Kallnor, Irani arriti nji marrëveshje paraprake me prodhuesin evropian “Airbus” për blemjen e 118 avionëve, ndërsa përsëri pritet autorizimi amerikan, mbasi 10 përqind e pjesëve të “Airbus” janë prodhim amerikan.