Dokumenti: ‘Kennedy u vra nga CIA, sepse kërkoi zbardhjen e misterit mbi UFO’t’

Presidenti John F. Kennedy u vra nga CIA, mbasi i kërkoi agjencisë që me i publikue disa informacione top sekrete për UFO’të, thuhet simbas nji eksperti të UFO’ve.

Kennedy u qëllue për vdekje, ndërsa po udhëtonte me nji kerr ‘kabriolet’ nëpër qendrën e Dallasit në Texas më 22 Nandor 1963.

Vdekja e tij ende mbetet mister dhe për vrasjen janë ngritë shumë teori konspirative.

Teoria ma e fundit, simbas ekspertit Scott C Waring, asht se presidenti ja dërgoi kreut të CIA’s nji letër, 10 ditë para se të vritej.

Kopjet e letrës u publikuen nga Waring në webfaqen e tij “UFO Sightings Daily”. Ai tha se, presidenti e vizitoi gjithashtu edhe bazën e NASA në Cape Canaveral në Florida, katër ditë mbasi e dërgoi letrën.

Në letër, JFK i kërkon CIA’s që me detajue çdo gja që di për UFO’t.

vrasja-john-f-kennedy-