Dokumenti sekret: Kunder ruseve s’kemi shanca!

Tek drejtuesit ma të naltë të ushtrisë britanike mbizotnon alarmi.

Kështu raporton e përditshmja gjermane, Bild.

Nji dokument sekret thekson se në rast lufte kundër Rusisë, ata nuk kanë asnji shans.
Publikimi i dokumentit sekret nga “The Times” vjen në nji kohë kur Rusia ka rikthy tensionet me Ukrainën për çashtjen e Krimesë.

“Ushtria ruse asht superiore në fushën e betejës përballë trupave britanike,” thuhet në raport.

Për ma tepër, rusët mendohet se kanë përparësi edhe në luftën teknologjike, përplasjet e hakerave në internet dhe propagandën psikologjike.

Edhe pse Britania po investon rreth 4 miliardë euro për nji flotë me mjete të blindueme lehtë, në dokument thuhet se ata janë të pambrojtun në mënyrë disproporcionale ndaj raketave dhe predhave ruse.

Në dokument theksohet se metodat e reja të luftës po testohen n’Ukrainë, tue nisë që nga artileria tue përfundue tek lufta kibernetike, përcjell mapo.al.

Rusët janë në gjendje me damtue sinjalet e transmetimit dhe me nxjerr dronët jashtë funksionit.

Edhe propaganda ruse asht përmirësue ndjeshëm.

Ndërkohë vetëm para pak ditësh, presidenti rus, Vladimir Putin u taku me presidentin turk, Erdogan.

Kjo ka shtue frigën për nji aleancë mes tyne, që do e spostonte qendrën e ndikimit në lindje.

 

2-ruset

 

1-ruset