Donald Trump cullak, nisin hajgaret!

Këtë nuk kishit mujt me mendue ndonjiherë. Donald Trump asht nji ndër personazhet ma të përfolun në botë momentalisht për shkak të deklaratave të tij si kandidat për postin e Presidentit të SHBA.

Përveç mbështetësve, nuk mungojnë edhe shumë kritikë të tij. Së fundi, Donald Trump asht shfaqë cullak në Manhatan të New York në SHBA. Nuk asht Trump i vërteti, por nji statujë e tij, e cila asht realizue tanësisht cullak.

Në tanë statujën e tij, ajo që bjen në sy dhe që asht objekt i hajgares së kandidatit presidencial, asht organi i tij gjenital. Skulptura të tilla identitetike janë vendosë edhe në Los Angeles, San Francisco, Cleveland dhe Seattle. Në nji pllakë të statujës shkruhet me ironi: “Perandori nuk ka ko..”.

57b5e1ee170000ae02c74015 57b5e1ee170000ae02c74016 57b5e1ee180000ad02bcb922 Screenshot_16-4 Screenshot_17-4