Donald Trump po krijon administratën ma të pasun në historinë e Amerikës

Presidenti i zgjedhun i Amerikës, Donald Trump, gjatë fushatës së tij vazhdimisht ka folë se ka me ndejt përkrah klasës punëtore që asht braktisë nga elita.

Mirëpo, përderisa ai asht tue zgjedhë kabinetin e tij, mbikëqyrës të ndryshëm janë tue vnue re që Trump asht tue krijue administratën ma të pasun në historinë e Amerikës.

Deri tash, përzgjedhjet e tij përfshijnë nji investitor miliarder, çikën e udhëheqësit gjigant të tregtisë me pakicë dhe nji bankier multi-milioner.

Për këtë, demokratët ishin të shpejtë që me reague.

“Administrata e Donald Trump: nga, dhe për milionerët dhe miliarderët” ka shkrue Bernie Sanders në rrjetin social Twitter.