Donald Trump: Serbët po rrejnë, s’kam kërkue falje për ndërhymjen e NATO’s

Stafi i fushatës së Donald Trump ka reague mbas lajmit të revistës serbe Nedeljnikas, e cila raportonte gjatë ditës së sotme se kandidati republikan për Presidencën e SHBA kërkon falje për ndërhymjen ushtarake të NATO’s në Serbi.

Stafi i Trump mohon që miliarderi të ketë dhanë nji intervistë për revistën serbe javore dhe si e tillë, kandidati amerikan nuk i ka kërkue falje popullit serb.

“Z.Trump nuk ka dhanë asnji intervistë për revistën serbe javore Nedeljnijkas siç asht raportue në mënyrë të gabueme. Ky asht nji mashtrim dhe kemi me kërkue nji përgënjeshtrim nga tana palët e përfshime”, ka thanë këshilltari i komunikimit të Donald Trump, Jason Miller.

Ma herët ravista raportoi se Trump kishte kërkue falje për fushatën e bombardimeve në ish-Jugosllavi në vitin 1999 kur Bill Clinton ishte President i SHBA.