Doni pasaportë amerikane apo angleze? Qe sa kushtojnë

Programe të ndryshme ekonomike po i lejojnë të huejt me ble në mënyrë të ligjshme nji nënshtetësi apo nji leje qëndrimi – në këmbim të investimeve të konsiderueshme.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka theksue rritjen e shpejtë të këtij fenomeni, tue sugjerue se klima aktuale gjeopolitike i ka shtye njerëzit me kërkue për “parajsa të sigurisë politike dhe ekonomike”. Por, ka shumë raste që blemja e nënshtetësisë apo rezidencës bahet edhe për me i reduktue detyrimet fiskale.

Pamvarësisht se oferta të tilla janë shtue së fundi, programe të ngjashme kanë qenë në funksionim në shumë vende prej dekadash. Kombi me dy ishuj St Kitts dhe Nevis, për shembull, kanë ofrue nënshtetësi përkundrejt investimeve që nga viti 1984.

Tabela ma poshtë paraqet vendet ku nënshtetësia asht e ofrueme. Tabela kallxon se megjithëse ky asht nji fenomen ma së shumti europian dhe i zonës së Karaibeve, programe të ngjashme egzistojnë në Kanada, SHBA, Australi, Singapor dhe Zelandën e Re./Mapo

nenshtetesia1_1477411517-2943643