Doni punë? Qyteti i vogël kanadez jua ofron nëse zhvendoseni atje

Cape Breton asht nji ishull i vogël që ndodhet në lindje të Nova Scotia, Kanada.

“The Farmer’s Daughter Country Market”, nji dyqan i njohun në zonë, asht element kryesor i kësaj parajse të msheft, ndaj dhe po kërkon ta zgjanojë veprimtarinë. Ata tashma kanë gjithccka që u nevojitet për të realizue idenë, por e vetmja gja që u mungon janë…njerëzit.

Ky ishull i bukur njihet për natyrën unike dhe mjedisin ekologjik. Popullsia e qytetit arrin rreth 150.000 banorë, por prej vjetesh ka nji ranie graduale.

250862

Mbasi kanë punësue tanë vendasit në bazë të kualifikimeve të tyne, pronarët e biznisit kanë kërkue punojës nëpërmjet faqes së tyne në Facebook. (© facebook / FarmersDaughterCountryMarket)

Kushdo që asht i gatshëm të transferohet në qytet ka me pasë nji punë dhe disa metra tokë që i duhen për të jetue. I vetmi kriter që duhet të plotësojnë aplikuesit asht që të jenë ligjnisht të autorizuem për të punue në Kanada.