Donika Gërvalla i del n’krah Shpejtim Bulliqit, e ka nji porosi për Avdullah Hotin

Zyrtarja e LDK në Gjermani, Donika Gërvalla- Schwarz ka reague për moskandidimin e Shpejtim Bulliqit për deputetët të LDK’s, nga dega e Podujevës.

Përmes nji shkrimi në Facebook, Gërvalla shkruen se ajo shpreson që kandidati për kryeministër i LDK’s, Avdullah Hoti ka me korrigjue gabimin e Agim Veliut, tue e quejt atë nji gabim trashanik.

Qe postimi i saj i plotë:

Askush si Prof. Shpejtimin Bulliqi nuk i doli zot integritetit territorial të Republikës së Kosovës në Kuvendin e kaluar. Pa demagogji, pa fjalë, me fakte të pakundërshtueshme. Jam shumë e sigurtë që kandidati për kryeministër i LDK-së do ta korrigjojë gabimin e Agim Veliut, për cilindo motiv të jetë bërë ky gabim trashanik.

Emri dhe kandidatura e Prof. Bulliqi e nderon LDK-në dhe garanton që LDK nuk e injoron zërin e anëtarëve dhe përkrahësve të saj.

Vetëm të gjithë bashkë do të fitojmë.