Dosja sekrete: Hitleri kishte fantazi seksuale të çuditshme

Nji dosje sekrete zbulon se diktatori gjerman, Adolf Hitler, kishte nji fantazi seksuale shumë të çuditshme. Ky u ba nji ndër lajmet ma të lexueme te shumë media.

Studimet e kohës së luftës nga agjencia e inteligjencës amerikane zbulojnë se Hitleri pëlqente ‘seksin e jashtëqitjes’. Lideri nazist preferonte femnat që e banin jashtëqitjen, derisa ishin mbi të.

Ky zbulim vjen pak mbasi u raportue se Hitleri kishte nji mikro-penis dhe veç nji testikul. Dr. Walter C Langer ka studiue dokumentet dhe thotë se Hitleri ishte koprofiliak- nji njeri që eksitohet nga jashtëqitja.

“Kjo praktikë asht niveli ma i ulët i degradimit,” thotë ai.

Ishte pikërisht mbesa e tij, Geli Raubal, që ja plotësonte këtë fantazi seksuale. Raubal u gjet e vdekun pak mbasi ishte përfshi në nji prej këtyne akteve seksuale.

Ajo ishte qëllue me armën e Hitlerit, por policia thotë se nuk ishte vetvrasje. Ajo megjithatë e kishte ba nji rrëfim për fantazitë seksuale të Hitlerit te miku i Fyhrerit, Otto Strasser.

Ky i fundit u arratis nga vendi për shkak se Hitleri e kishte mësue që sekreti ishte ba publik. Edhe Ernst Rohm, kreu i Këmishave Gri Naziste, që kishte ba nji koment për fantazitë seksuale të Hitlerit, u gjet i vramë në vitin 1934.

Raportimet thonë se edhe ylli gjerman i filmave, Renate Mueller, njiherë ishte detyruem me shkelmue Hitlerin nga vetë Fyhreri, ndërsa ai qëndronte kruspull në shtrat. Ajo u gjet e vetvrame.