Drejtori e gjen punëtorin në gjumë, qe çka i ban

Nji punëtor mori nji goditje të madhe, kur ate e çuen nga gjumi derisa ishte në orarin e punës. Ai u çue nga vetë themeluesi i kompanisë, Richard Branson.

Anëtari i stafit të “Virgin Group”, i cili ishte në krye të detyrës në atë kohë, u zbulue nga themeluesi tue flejtë në nji kauç në Sidney. Në foto shihet Richard Branson dhe punëtori derisa po ban nji sy gjumë. Mbasi ka ba foton, miliarderi e ka çue punëtorin e tij.

“Fillimisht ai ka mendue se ishte në nji andërr, mbasi u ul përsëri në gjumë. Në fakt, ai po bante nji pushim të nevojshëm, nuk ka asgja të keqe”, ka thanë Branson.

Ma herët, miliarderi britanik vendosi që me u dhanë pushime punëtorëve të tij sa herë ata dëshironin.