Drenica në zi, vdes polici Tahir Çitaku (foto)

Pjestari i Policisë së Kosovës në stacionin e Skenderajt Tahir Çitaku nga fshati Qubrel i Skenderajt ka ndërrue jetë në orët e mbramjes nga nji sulm në zemër, shkruen Drenica Press.

Vdekja e Tahirit ka trondit krejt shoqninë e tij që e kujtojnë si nji polic të shkëlqyeshëm, nji sportist të dalluem, nji person i matun dhe i resptektuem nga të gjithë si dhe nji humorist briliant.

Tahir Çitaku u nda nga jeta në moshën 40 vjeçare, ndërsa varrimi i të ndjemit ka me u ba në varrezat e fshatit të tij të lindjes në Qubrel të Skenderajt prej ores 13:00 me 06 Nandor 2016.

Me të marrë lajmin për vdekjen e Tahir Çitakut pothuejse krejt personalitetet e policisë, të KF Drenicës, KV Drenicës e shumë sportist e politikan të Skenderajt kanë shpreh dhimbjen e tyne për ndamjen nga jeta të Tahir Çitakut, tue ngushëllue familjen Çitaku.

 

tahiriri