Dua Lipa vjen n’Kosovë me aeroplanin privat të Behgjet Pacollit

Kangëtarja kosovare me famë botnore, Dua Lipa sot ka mbërri në Prishtinë.

Ajo ka aterue me aeroplanin privat të kreut të AKR’s, Behgjet Pacolli.

Lipa posa ka arritë në aeroport, ka mbajtë nji konferencë për media ku tha se asht e lumtun që ka ardhë në Kosovë mbas katër vjetesh.

Ma tej kangëtarja ka premtue se në koncertin, i cili ka me u mbajtë të Martën në parkun e Gërmisë, ka me knue kangë të pangueme ma parë.

“Ka me knue kangë të papublikueme të albumit të ri”, ka thanë Lipa.

13933428-10153842466957029-217814397-n-2_1470584164-3851501