Dueli televiziv, karta e fundit për kundërshtarin e Merkel

Nga njana anë kandidatja e hekurtë Angela Merkel, përballë rivali i saj i zjarrtë Martin Schulz.

Dueli televiziv i cili ka me i ballafaque të Diellën ka me qenë nji përballje personalitetesh, njikohësisht e konsiderueme si karta e fundit e social-demokratit para zgjedhjeve.

“Shansi i tij i fundit për me ndryshue tendencën, shkruen këtë javë e përditshmja Handelsblatt në adresë të kreut të SPD.

Sondazh mbas sondazhi, mbetet me nji distancë mjaft të madhe në këndvështrimin e zgjedhjeve parlamentare të 24 Shtatorit përballë kancelares ndaj së cilës gjithçka duket si mjaft premtuese për nji mandat të katërt njikohësisht si nji rekord jetëgjatësie në pushtet në Gjermaninë e mbas luftës.

Rrethi i saj konservator asht vlerësue me 38 për qind të votave, kundrejt 24 për qind për social-demokratët e Martin Schulz.

“Për Schulz, e Diella ka me qenë dita ma e randësishme e fushatës.

Asht dita kur do të vendoset përfundimisht nëse mundet apo jo me ndryshue gjanat”, theksoi Handelsblatt.