Dukanovic ‘godet’ serbët: Asnji serb normal s’do të luftonte ma për Kosovën!

Nuk besoj se dikush normal në Serbi kishte me kuptue nëse them se mbas shumë vjeteve të politikës së gabueme, sidomos mbas aventurës tragjike ushtarake të vitit 1999, duhet persër luftue për Kosovën, ka thanë ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Dukanovic, në nji intervistë për të përditshmen serbe, Blic.

“Realiteti asht se Serbia, para shumë gjeneratave të reja, e ka humb betejën politike për Kosovën”, ka thanë ai, percjell Telegrafi.

Simbas tij, udhëheqja e Malit të Zi e ka pa realitetin dhe asht dasht me qenë të sinqertë me miqtë në Beograd, pra me pranue pamvarësinë e Kosovës.

Tue përmbledh karrierën e tij, Dukanovic thotë se dy sukseset e tij ma të mëdha ishin pamvarësia dhe anëtarësimi i Malit të Zi në NATO.

 

Shperndaje në: