Dy befasitë e Mikullovcit për seancën e sotme

Sot pritet të mbahet përpjekja e katërt për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit që ka me u udhëheqe nga kryesuesi, deputeti Adem Mikullovci.

Ky i fundit ka premtue befasi për seancën e sotme, nëse Kuvendi arrin që me ba kuorumin e nevojshëm për vazhdimin e seancës.

Kryesuesi Adem Mikullovci, ka ba të ditun se seanca e sotme ka me u zhvillue me apo pa koalicionin PAN.

“Nëse sot kemi kuorum, unë kam me i dhanë dy tema, por Kuvendi ka me punue, gjysë, por nji pjesë ka me punue, nëse vërtetë ka kuorum. Ka me qenë nji propozim interesant i nji deputeti të LDK’s, ai ma ka kërkue, dhe nji temë timen qe kam me ba publike e që ka me qenë befasuese. Gjithmonë nëse kemi kuorum”, ka thanë kryesuesi Mikullovci.