Dy shqiptarët terrorizojnë Italinë, e pabesueshme çfarë i bajnë policit! (Video)

Nji ngjarje e frigshme ka ndodh në Itali.

Nji qytet i tanë asht terrorizue nga përplasja e policisë me dy shqiptarë të dyshuem për vjedhje.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, skuadra Mobile e Kuesturës së Padovës, mbas nji ndjekje të gjatë ka arrestue 21-vjeçarin shqiptar Eraldo Preni.

Gjatë nji shërbimi në zonën e ‘Villatoras’ në Saonara, ku hetuesit po mbanin në mbikëqyrje nji grup keqbërësish që vidhte banesat, dy agjentë kanë evidentue dy persona që ndodheshin në bordin e nji kerri, të cilën e kishin vjedh në parkimin e rrugës “Bolzano”.

Nji prej policëve i është afrue dhe në tentativë për me bllokue shoferin, ka hap derën e kerrit në ecje, por i dyshuemi ka shtue shpejtësinë tue e tërheq zvarrë agjentin për rreth 50 metra, deri sa asht përplasu me nji pemë, shkruen Balkanweb.com.