E djeg veten njani prej pjesëtarëve të ‘Grupit të Kumanovës’

Për shkak të maltretimit të vazhdueshëm nga policia, Rufki Dogani njani prej pjesëtareve të Grupit të Kumanovës ka djeg qelinë ku ka qenë i vendosun, raportojnë mediat në Maqedoni.

Rasti ka ndodh para 30 minutave dhe me këtë rast ai ka marrë lëndime të randa, thonë familjarë të pjesëtarëve të Grupit.

Ai ka qenë i revoltue, edhe për shkak se nuk i asht ofrue ndihma mjekësore që e ka kërkue nga autoritetet e burgut.

Zyrtarisht ende nuk ka informacione lidhun me rrethanat si ka ndodh rasti.