E konfimon Rugova: LDK e ka n’dorë çelësin për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Haki Rugova ka theksue se janë disa arsye që kanë ndikue në rezultatin e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të 11 Qershorit.

Ai nuk e ka përjashtue mundësinë që elektorati ta ketë ndëshkue LDK’n për shkak të koalicionit me PDK’n.

Megjithëse, në nji intervistë për Epokën e Re, Rugova ka vlerësue se formimi i Qeverisë së re asht në duert e LDK’s.

Ai e ka ba të qartë se kjo parti nuk ka me ba koalicion me PDK’n.

Rugova gjithashtu ka theksue se mbas certifikimit të rezultateve përfundimtare, ka me fillue negociatat me subjektet e tjera për koalicionet mbaszgjedhore.

Po ashtu ai ka thanë se “LDK nëse mbetet në opozitë prapë nuk do të bahej nami”.