E konfirmon Haradinaj: ASK vetëm simbas Kushtetutës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quejt “interesant” dhe të “mençun” propozimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic për nisjen e dialogut të mbrendshëm në Serbi për Kosovën.

Haradinaj ka thanë se çashtja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka m’u zgjidh në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, e cila, siç thotë ai, asht ma e vjetër se “dialogu në Bruksel”.

Kryeministri kosovar në nji intervistë për TV Palma, televizion me seli në Jagodinë të Serbisë, e cila ka m’u transmetue të Shtunën në mbramje, ka thanë se Kosova shkon rrugës së saj.

 

Shperndaje në: