E konfirmon Hoti: LAA, unik në qëndrime

Koalicioni i përbamë nga partitë, LDK, AKR, Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi kanë mbajt nji takim këtë të Hane.

I nominuemi i këtij koalicioni për Kryeministër, Avdullah Hoti ka thanë mbas takimit se ata janë unik në qëndrimet e tyne.

“Sot, mbasi u certifikuen rezultatet e zgjedhjeve, u takuem me deputetët e Grupit Parlamentar të koalicionit LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi”, tha Hoti.

Simbas tij, koalicioni asht unik në qëndrime, që tanima janë të njoftuna.

Presim që sa ma parë të ftohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ngase nuk ka kohë për të humbë”, ka përfundue Hoti.