E konfirmon Lushtaku: Ky asht kandidati i pamvarun që e mbështet edhe PDK! (foto)

Sami Lushtaku
Partia Demokratike e Kosovës nuk ka me garue në Skënderaj për zgjedhje lokale mbasi kandidat ka me qenë djali i Hamzë Jashari, Bekimi.

Këtë e ka konfirmuae për lajmi.net, kryetari aktual Sami Lushtaku.

“Kryesia e PDK’s ka vendos mos me shpallë asnji kandidat mbasi kandidat i pamvarun ka me qenë Bekim Jashari”, ka thanë Lushtaku për lajmi.net.

Kandidimin e Bekim Jasharit për kryetar të komunës së Skenderajt e ka ba të ditun dje dhandrri i tij përmes nji postimi në rrjetin social Facebook.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 22 tetor.