E konfirmon Mustafa: S’ka marrëveshje me VV’n, të hapun mbas zgjedhjeve!

LDK-VV
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përjashtue mundësinë e nji marrëveshje me Vetëvendosjen për me shkue në zgjedhjet e 11 Qershorit me nji listë të përbashkët.

Megjithatë, ai nuk e ka përjashtue mundësinë që mbas zgjedhjeve me u bisedue me Vetëvendosjen për me arritë ndonji marrëveshje për bashkëqeverisje.

“Proceset mbas zgjedhjeve mbeten të hapuna dhe na mbesim të hapun për me bisedue më Vetëvendosjen”, ka thanë Mustafa t’Ejten në nji konferencë për media.

Ai ka folë edhe për listën e deputetëve të kësaj partie për të cilën asht shpreh se ka me vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK’s.

Gjatë të Mërkurës, LDK dhe Vetëvendosje kanë zhvillue takime për nji marrëveshje që në zgjedhjet e 11 Qershorit me hy së bashku.

 

abdixhikuuu