E konfirmon policia: 2 persona sulmuen fizikisht gruen e Stavilecit

Grueja e Ministrit në detyrë, Blerand Stavilecit, Vitore Metaj Stavileci, asht sulmue gjatë mbasdites së sotme në një lagje të Prishtinës.

Persona të panjoftun rreth orës 14:00 e kanë sulmue gruen e Ministrit tue i shkaktue lëndime trupore.

E njajta asht dërgue për trajtim në QKUK.

Rastin e ka konfirmue për Express edhe policia rajonale e Prishtinës.

“Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Veterrnik në Prishtinë, nji femër është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar. Bëhet fjalë për viktimën V. S., femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cili ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK)

Ndërkohë, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.