E mbijetuemja e Brukselit: Ishte zhurmë e madhe… dukej sikur fundi i botës

Nji e mbijetueme e masakrës në Aeroportin e Brukselit ka thanë se në momentin kur ndodhi shpërthimi, asaj i dukej sikur me qenë ‘fundi i botës’.

Sa kishte hy mbrenda terminalit Fanny Clain, nji nga bombat shpërtheu dhe ajo u hodh në tokë.

“Ishte nji zhurmë e madhe … dukej sikur fundi i botës ,” tha 20 vjeçarja nga shtrati i saj në spital.

“E kam gjet veten në dysheme. Kishte gjak gjithandej”, ka shtue ajo për Daily Mail.

Ajo ka thanë se nuk e kishte kuptue shkallën e lëndimeve të saj deri sa nuk e ka pa veten në pasqyrë.

Ajo ishte nji nga 270 njerëz të plagosun në sulmet me bomba në Bruksel, të Martën.

 

bruksel bruksel1