E papritun: Ky asht lajmi që ka marrë Bebe Rexha nga MTV

Bebe Rexha ka me qenë zyrtarisht moderatorja e çmimeve European Music Awards 2016 në Rotterdam.

MTV e ka pritë me entuziazëm të madh praninë e bukuroshes me origjinë shqiptare në rolin kryesor, tue deklarue se ka me qenë nji natë e egër me këtë artiste të multitalentueme në krye të natës.

Ata thonë se e dinë që spektakli asht në duer të sigurta mbasi Bebe asht nji personazh që zgjat duert për me ba gjithçka për vete dhe që nuk kursehet kurrë. Ajo punon fort, luen randë dhe vishet në mënyrën ma fantastike, pamvarësisht se ku po shkon.