Ironizon Haradinaj: Kam gabue që kam nënshkrue Demarkacionin

Debati për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi po vazhdon në Kuvend edhe në kohën kur po diskutohet për programin e Qeverisë.

Ka qenë Nënkryetari i Kuvendit nga LDK, Kujtim Shala, i cili i ka ba të ditun Haradinajt që e ka nënshkrue kur e ka procedue për në Kuvend marrëveshjen e njajtë.

‘Ju e keni votue qat marrëveshje për ratifikim. Nuk janë dy dokumente, marrëveshja asht nji dokument’, ka thanë Shala.

Ndërkaq, menjiherë ka ardh përgjigja e Kryeministrit tue e pranue se ka gabue që e ka nënshkrue atë marrëveshje, por ai ka shtue se sido që të jetë, ajo do të votohet përsëri nga deputetët.

‘Po e pranoj qe kam gabu qe e kam nenshkrue, por edhe ju keni me e votu’, ka thanë Haradinaj.

LDK po kritikon Haradinajn se për çashtjen e Demarkacionit vetëm ka ndërtu kauzë për me kundërshtue Qeverinë e Mustafës, mbasi siç po thonë ata, marrëveshja që e ka procedue Haradinaj dhe raporti i ri, asht i njajti me atë që nxori Qeveria Mustafa.