E rrallë: 100 $ gjobë për gazetarët nëse përdorin fjalë të pakuptueshme!

Autoritetet në Taxhikistan kanë thanë se kanë me i dënue deri me 100 dollarë të gjithë gazetarët që përdorin fjalë të komplikueme që lexuesi i rregullt nuk i kupton, njoftojnë agjencitë ruse të lajmeve.

“Ka shembuj se qysh disa gazetarë përdorin deri në 10 fjali që nuk janë të kuptueshme për lexuesin e rregullt, shikuesin apo ndëgjuesin në përmbajtjet e gazetarëve mbrenda nji dite. Tue e ba këtë, ata po kryjnë shkelje të randë të normave të gjuhës zyrtare”, ka thanë gjatë nji konference me gazetarë Gavkhar Sharifzoda, udhëheqës i komitetit të terminologjisë së këtij vendi në Azinë Qendrore.

“Ka rregulla të drejtshkrimit dhe kushte për vëzhgimin e normave të gjuhës zyrtare që janë obligim për të gjithë”, ka thanë ma tej ai.

Gazetarët individualisht përballen me dënime nga 75 deri në 100 dollarë, ndërsa media nga 150 deri në 200 dollarë, ka sqarue ma tej ky zyrtar.

Taxhikistani ma parë e ka ndalue emnimin e foshnjeve me emna të huej.

Ish-shteti sovjetik i ka dhanë fund përdorimit të rusishtes si gjuhë zyrtare në vitin 2009, ndonëse gjuha taxhike, që asht gjuha zyrtare e vendit, vazhdon të shkruhet në nji formë të adaptuem të alfabetit rus.