E rrallë: Grueja amerikane martohet me…Jezusin!

Qindra mija njerëz u mblodhën në nji kishë në Fort Wayne në Idiana të Shteteve të Bashkueme të Amerikës për me qenë dëshmitarë të nji dasme aspak të zakonshme.
Nusja, Jessica Hays, po martohej jo me nji njeri, por me vet Jezu Krishtin, njofton CBS.  Ajo u ba “virgereshë e përkushtueme”, e para në Dioqezën e saj në 25 vitet e fundit.

Martesa të tilla, kur grueja vendos që me ba martesë me ‘zotin’ e saj, tue kallxue kështu përkushtimin e madh dhe devotshmëninë, janë shumë raste të rralla.

38 vjeçarja asht mësuese e teologjisë në nji gjimnaz, ndërsa tue komentue martesën e saj, ajo tha se ky vendim vjen mbas shumë vitesh lutjesh dhe kërkim të paqes shpirtnore.

“Jam lutë intensivisht tash e katër vjet, tue provue të kuptoj vullnetin e Zotit për jetën time, por nuk e gjeja ata në asnji nga lutjet e mia, por ky vendim asht nji hap që më ka sjellë vërtetë lumtuni dhe kurrë nuk jam ndje si tash”, ka thanë Hayes.